Reset Password

click to enable zoom
Loading Maps
We didn't find any results
open map
Make a Reservation
Advanced Search
Your search results

Rreth Cofrance SARL (AVIAV TM)

Cofrance SARL ( AVIAV TM ) është udhëheqës broker në aviacionin ajror që u krijua në Nisë para 10 vjetëve . Tani kjo kompani franceze ka zyra përfaqësuese dhe administrim biznesor në 117 vende të ndryshme të botës .

Fushat tona kryesore të specializimit janë  : biznesi, aviacioni mjekësor dhe i ngarkesave.

Ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme:

  • Rezervime me avion dhe helikopter
  • Ndërtim , shitje, riparim dhe përshtatje të avionëve
  • Menaxhimin komercial (përkrahja dhe mirëmbajtja e aeroplanëve dhe helikopterëve)
  • Sigurimin e anijeve dhe avionëve,
  • Mbështetje ligjore (zgjidhja e mosmarrëveshjeve kryesore që përfshijnë aeroportet dhe linjat ajrore)
  • Konsultim nga ana e ekspertëve të aviacionit

Cofrance SARL (AVIAV TM) operon në pesë kontinente. Si udhëheqës  më i madh i tregut, kompania ka ndërtuar bashkëpunim me korporatat udhëheqëse në botë, aeroportet dhe transportuesit ajror. Kemi çasje në më shumë se 100 mijë aeroplanë dhe ofrojmë fluturime biznesi, mjekësore dhe shërbim transporti për individë dhe organizata.

Vitaly Arkhangelsky, themeluesi dhe drejtor ekzekutiv i Cofrance-s SARL (AVIAV TM), është në biznesin e aviacionit për 20 vjet me radhë . Gjatë gjithë kësaj periudhe, kompania e tij ka fituar përvojë në operimet e aeroplanëve dhe aeroporteve në Evropë, Rusi dhe në mbarë botën. Sot, zyra qendrore është e vendosur në qendër të Nisës, pranë hotelit legjendar Negresko (Negresco).

Biznesi i sigurimeve dhe kredive të kompanisë rregullohet nga organizata shtetërore franceze ORIAS (N 14005763) dhe është e certifikuar me standartet ISO 9000. Në operacionet e saj, kompania i përmbahet parimit TQM-CPM (Cilësia e Përgjithshme e Menaxhimit).

Cofrance SARL (AVIAV TM) është anëtare e shoqatave të aviacionit të njohura  ndërkombëtarisht siq janë në vijim:

  • EBAA (Shoqata Evropiane e Aviacionit të Biznesit),
  • NBAA (Shoqata Kombëtare e Aviacionit të Biznesit),
  • EBAA (Shoqata Evropiane e Aviacionit të Biznesit – Francë)

– Niveli i cilësisë së shërbimit dhe standardet e sigurisë janë inspektuar dhe vërtetuar nga organizatat kryesore profesionale ndërkombëtare:

  • Vyvern Ltd. (Lideri i sigurisë së fluturimit),
  • ARGUS Ndërkombëtar (Një kompani shumëkombëshe dhe me një auditim nivelësh të shumëllojshëm ),

– Pjesëmarrësi më i lartë në shfaqjet –  show më të famshme  të industrisë për 7 vjet me radhë  ,

– Plotëson kërkesat ndërkombëtare të industrisë;

– Ndjek politikën e AML-së duke përdorur procedurat moderne të KYC-së.

Marrëveshjet tona më të mëdha realizohen nëpërmjet praktikave kryesore ligjore në Londër, Paris, Tokio dhe Uashington. Fondet e klientëve depozitohen me llogari të posaçme të klientëve në Bankën CIC në Francë me të gjitha regjistrat  e menaxhuar nga CERES në Francë. Cofrance SARL (AVIAV TM) ka 20 milionë dollarë sigurim për të mbuluar shpenzimet në rast të dëmshpërblimit profesional.

Kompania ofron mbështetje me anë të kartës së anëtarësimit të aviacionit për çdo transaksion që kryen secili anëtar. Shërbimet elektronike të nivelit të fundit mundësojnë sigurinë më të lartë të klientëve në nivelet e sigurisë. Ekspertët kryesorë të industrisë janë në dispozicion të klientëve tanë gjatë gjithë kohës.

Cofrance SARL (AVIAV TM) është partneri juaj i domosdoshëm në biznesin e aviacionit.